Transmetuar më 06-02-2023, 14:35

Turqi- Episode nga më të ndryshme vijnë nga zona e t♪7rmetit në Turqi.

Një qytetare me emrin Aysel Yeral ka shpërndarë fotografinë e saj në Twitter, duke kërkuar për ndihmë, pasi ka mbetur e ngujuar nën rrënoja.

Postimi është shpërndarë nga një këngëtar turk, i quajtur Haluk Levend.

“Më shpëtoni”, shkruan krahas fotos së postuar nga qytetarja, raporton medium turk “Cumhuriyet”.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 900 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi vendin në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km pranë qytetit Gaziantep.

Beni kurtarın pic.twitter.com/MHQTIwdirG

— Aysel (@ayselllyeral) February 6, 2023