Transmetuar më 06-02-2023, 13:57

Xhonatani ishte një prej banorëve më të komentuar të Big Brother VIP, edhe pse eksperienca e tij brenda shtëpisë zgjati pak.

I ftuar në emisionin “Breaking”, Xhanatani ka folur në lidhje me marrëdhënien e tij me Diolën, një nga banoret me të cilën ai u shfaq më i afërt, e madje u aludua se mes tyre mund të krijohej diçka.

“Diola ka qenë një nga njerëzit që jam afruar më shumë aty brenda. Kam ndjerë energjinë pozitive që ajo përcjell aty. E shihnim lojën njësoj. U fut me etikën dhe morali e saj, asnjëherë nuk do shkelë mbi parimet e saj, ishte një miqësi e mirë dhe që besoj do vazhdojë dhe jashtë. Shpresoj që kjo eksperiencë të zgjasë sa më shumë për të.”- tha Xhonatani.