Transmetuar më 06-02-2023, 13:26

Policia në Divjakë ka proceduar në gjendje të lirë dy persona, babë e bir.

Shtetasi A.F, 58-vjeç ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, ndërsa shtetasi M.F, 22 vjeç ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij A.F.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.