
Tottenham i bëri një dhuratë të bukur Antonio Contes me fitoren e ngushtë, por tepër të çmuar ndaj Manchester City të Guardiolës.
Harry Kane vendosi ndeshjen në minutën e 15-të, një gol që e lejoi sulmuesin e “Spurs” të bëhej shënuesi më i mirë në historinë e Tottenham dhe më i riu në historinë e Premier League që arrinte 200 gola (i treti, pas Rooney dhe Shearer).
Në dhomën e zhveshjes, Kane dhe shokët e tij festuan me shumë shampanjë. Ndërkohë ka mbërritur edhe telefonata “live” nga Conte, i munguar në stol për shkak të operacionit në fshikëzën e tëmthit.
Trajneri italian përgëzoi kapitenin e Tottenham për arritjen e rëndësishme. Kane, me shaka, por jo shumë, i kërkoi trajnerit nga Lecce dy ditë pushim: “Faleminderit trajner, do të shihemi të mërkurën?”.
“Vetëm një ditë pushim (e hëna)”, – përgjigjet Conte. Dhe në sfond oshëtinte një frazë: "Dy ditë pushim, dy ditë pushim. Mos u kthe më përpara, mos u kthe!"
HARRY KANE 📱 ANTONIO CONTE PHONE CALL
The Spurs manager calls from Italy where he is recovering from gallbladder surgery to congratulate Kane on becoming Tottenham's all-time leading goal scorer AND hitting 200 Premier League goals. Kane sneaks in a request for two days off. pic.twitter.com/sLSAjlmJ1z
— Men in Blazers (@MenInBlazers) February 5, 2023