Transmetuar më 06-02-2023, 10:26

Turqi- Një tërmet me magnitudë 7.8 ka goditur në orët e para të mëngjesit Turqinë.

Pasgoditje me magnitudë deri në 6.8 ballë të shkallës Rihter kanë ndodhur në Gaziantep, ndërsa tërmeti kryesor 7.8 ka zgjatur më shumë se një minutë, sipas CNN turk. Mbi 78 tërmete të tjera kanë pasuar atë më të madh që ngjau në orën 02.17 ora shqiptare, sot në mëngjes.

Një zhurmë e madhe është dëgjuar, ndërsa ndërtesat janë shembur në pak sekonda.

Këtë e tregon një prej videove të xhiruara nga qytetarët në momentet e lëkundjeve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd