Transmetuar më 06-02-2023, 09:05

Turqi- Merr përmasa akoma më tragjike tërmeti shkatërrimtar në Turqi.

Deri më tani raportohet me më shumë se 500 njerëz të vdekur.

Në Turqi zyrtarisht raportohet për 284 të vdekur dhe 2 mijë e 323 njerëz të plagosur. Mbi 1710 ndërtesa u shkatërruan. Një spital në Iskenderun, një qytet në provincën Hatay në Turqi, u shkatërrua nga tërmeti, me punonjës të kujdesit shëndetësor dhe pacientë brenda, tha zëvendëspresidenti Fuat Oktay. Në Siri njoftohet për 237 të vdekur dhe 639 të plagosur. Në zonat e kontrolluara nga rebelët njoftohet për 50 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore në orët e para të mëngjesit. Edhe 78 tërmete të tjera pasuan atë kryesor.

Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë në rrugë.

Më shumë se 1,700 ndërtesa u dëmtuan në 10 qytete turke.