Transmetuar më 06-02-2023, 08:53

TURQI- Një tërmet shkatërrues goditi Turqinë mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:17. Raportohet për 237 viktima dhe mbi 2000 të plagosur, ndërsa numri i të vdekurve fakeqësisht pritet të rritet. Pas tërmetit të fuqishëm janë ndjerë të paktën 18 pasgoditje të tjera me magnitudë mbi 4 të shkallës Rihter.

Pista e aeroportit në Hatay është ndarë në mes si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tokës.

USGS tha se regjistroi shtatë tërmete me magnitudë mbi 5. Pasgoditja më e fortë deri më tani u regjistrua vetëm 11 minuta pas tërmetit të parë dhe kishte një magnitudë 6.7, tha USGS. Ekspertët thonë se pasgoditjet e forta ka të ngjarë të vazhdojnë në orët dhe madje edhe ditët në vijim pas një tërmeti aq të fortë sa ai që përjetoi Turqia të hënën në mëngjes.

Runway in Hatay airport per social media reports. CNNTurk says the airport is damaged pic.twitter.com/y9s8Ei8WzO

— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) February 6, 2023