Transmetuar më 06-02-2023, 08:41

Dani Alves ndodhet në burgun "Brians 2" që nga 20 janari, pasi gjyqtari hetues urdhëroi paraburgim parandalues pa kusht për futbollistin, i akuzuar për kryerjen e një sulmi seksual në klubin e natës "Sutton" në Barcelonë, në agimin e 30 dhjetorit të vitit 2022.

Vetëm këtë të diel, më 5 shkurt, Joana Sanz, bashkëshortja e futbollistit e ka vizituar në burg. Pasditen e djeshme, modelja u pa teksa hynte në “Brians 2” e shoqëruar nga Bruno Brasil, miku i Dani Alves.

Vizita nga Ishujt Kanarie ndodh në të njëjtën javë në të cilën u publikua lajmi se Joana Sanz do t’i kishte kërkuar divorcin futbollistit. Mirëpo, ka qenë vetë ajo që përmes rrjeteve sociale i ka mohuar informacionet:

"Janë lajme totalisht të rreme. Nuk kam kontaktuar me asnjë media, as ndonjë gazetar konkret. Kur të kem diçka për të thënë, unë, Joana Sanz, do ta bëj me një deklaratë në rrjetet e mia sociale. Gjithçka tjetër është spekulim".