
Pas Shqipërisë, krimi kibernetik godet edhe vende të fuqishme. Mijëra sisteme kompjuterike në mbarë botën janë shënjestruar nga një sulm kibernetik, i llojit "ransomware", që do thotë se hakerat kërkojnë para në këmbim të informacioneve të vjedhura
Në Itali, një “sulm masiv” kibernetik duke përdorur virusin ‘ransoware’, u zbulua sot nga ekipi i mbrojtjes së sigurisë kompjuterike, të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike.
Teknikët e Agjencisë Kombëtarë kanë konstatuar tashmë ‘disa dhjetëra sisteme kombëtare, të sulmuara dhe kanë alarmuar subjektet, sistemet e të cilëve janë ekspozuar.’
Sulmi kibernetik synoi të shfrytëzonte një dobësi të prograve komjuterike, tha drejtori i përgjithshëm i agjencisë Roberto Baldoni për agjencinë e lajmeve "Reuters", duke shtuar se ai ishte një sulm i një shkalle masive.
Sakaq ka ende sisteme të ekspozuara, të pa kompromentuara, nga të cilat nuk është mundur që të gjurmohet se kush e ka kryer sulmin.
Acea, kompania italiane e energjisë elektrike, ujit dhe gazit, u godit nga një sulm shumë i rëndë ‘ransomware’ të enjten, duke e bërë të vështirë rikthimin e operacioneve të plota.
Sulme në seri
Sulmi i hakerëve po ndodh në shumë vende njëkohësisht.
Sistemet dhe serverët janë komprometuar dhe në vende të tjera evropiane si Franca dhe Finlanda, si dhe Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.
Të parët që vunë re sulmin ishin francezët. Më pas, vala e sulmeve u zhvendos në vende të tjera, përfshirë Italinë.
Tani për tani ka disa mijëra serverë të komprometuar në të gjithë botën, nga vendet evropiane si Franca, Finlanda dhe Italia, në Amerikën e Veriut, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.