Transmetuar më 05-02-2023, 20:03

Pas eleminimit të Efit tashmë të gjithë banorët janë të sigurt se çdo gjë brenda në shtëpi do të jetë ndryshe. Kjo pas eleminimit të Efit mbrëmjen e djeshme, nga zgjedhja e Dea Mishel, e cila dërgoi në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin. E pas kësaj, rivalitetet mes grupimeve që janë krijuar brenda në shtëpi do të jenë më të theksuara dhe Luizi, i cili u prek shumë nga e gjithë ajo që ndodhi është shprehur se do të luaj më fort se më parë. Për këtë, në një bisedë me Armaldon dhe Oltën, Kristi është shprehur duke parashikuar se tani do të ketë shumë ditë gri, pra nuk do ta kenë idenë se çfarë realisht po ndodh.

‘Jo e di çfarë do vijë. Ditë të zeza është ok, ditë të bardha janë të bukura, do vijë dita gri dhe për ‘dita gri’ asnjë këtu nuk është i përgatitur, se këtu në Shqipëri nuk jeni mësuar, ju doni ose natë ose ditë… unë jam mësuar…

Luizi dhe Armaldo duket se kanë vendosur t’i ‘ndezin’ përsëri debatet mes tyre, pasi vetëm pak më parë kanë filluar përsëri keqkuptimet dhe zenkat mes të dyve. Nuk dihet nëse këto janë zënka të vërteta apo thjesht të dy janë duke bërë ndonjë lojë, kjo pasi Luizi pritet të ketë shumë plane kundër banorëve të tjerë, pasi është shumë i mërzitur dhe i prekur nga eleminimi i Efit mbrëmjen e kaluar.