Transmetuar më 05-02-2023, 18:48

Tiranë – Zjarr në një apartament në katin e nëntë të një pallati pranë Gjykatës së Rrethit në Tiranë. Në foto dhe video shihni pamje në vendngjarje.

Zjarri mësohet se ka rënë për shkak të flakëve në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar por disa banorë kanë shfaqur probleme me asfiksimin.

Shërbimet zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Policia informon se në rrugën “Asim Vokshi”, në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.