
Itali- Arrestohet një i ri shqiptar që akuzohet se tentoi të vidhte një makinë në një qendër tregtare në Itali.
Mediat italiane raportojnë se arrestimi i 27-vjeçarit është bërë pasi ai tentoi të vidhte makinën e një gruaje e cila shoqërohej nga dy djemtë e saj.
Megjithatë plani i shqiptarit nuk ka përfunduar me sukses, pasi makina ndiqej me GPS.
Pasi gruaja kishte vënë re që makina ishte zhvendosur nga vend parkimi ka telefonuar policinë e cila ka mbërritur për pak minuta në vendin e ngjarjes.
Pak para se të arratisej bashkë me makinën e vjedhur, shqiptari është zënë në pritë nga dy djemtë e italianes dhe është përplasur fizikisht me ta.
Madje në një moment ai i ka kërcënuar edhe me kaçavidë. Situata është përshkallëzuar me prezencën e policisë, ç’ka shtoi nervozizmin e të riut shqiptar.
Ky i fundit ka vijuar me kërcënimet në prani të policisë, e cila ka ndërhyrë për të neutralizuar të riun.
27-vjeçari pasi u shoqërua në urgjencë për të trajtuar disa gërvishtje dhe mavijosje të marra gjatë mosmarrëveshjes, u dërgua në komisariat për krimet e vjedhjes, plagosjes, kanosjes dhe mbajtjes së sendeve të forta.