Transmetuar më 05-02-2023, 18:28

SPANJE – Futbollisti i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni vijon me formën e shkëlqyer në La Liga 2 me fanellën e Granadas

Ai shënoi një supergol nga jashtë zone në minutën e 28-të në ndeshjen ndaj Villareal B. Pas dy golave të shënuar në ndeshjen ndaj Andorras, 27-vjeçari shkund sërish rrjetën e kundërshtarëve duke fituar gjithnjë e më shumë vëmendje duke marrë “përdore” ekipin në rrugën drejt objektivit.

Ky ndaj Villareal B, ishte goli numër 15 sezonal për beratasin që kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve të kampionatit ndërsa është shndërruar në liderin e Granadës. Interesant është fakti se goli ndaj Villareal B është i pari që Uzuni realizon në transfertë pasi më parë kishte festuar vetëm në ndeshjet shtëpiake.

Këtë sezon skuadra e Granadës renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 44 pikë dhe synon rikthimin në elitën spanjolle.