Transmetuar më 05-02-2023, 17:15

ELBASAN- Një apartament në lagjen ‘Vullnetari’ të Elbasanit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Burime paraprake bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por fatmirësisht flakët janë vënë nën kontroll nga zjarrfikësit që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të banorëve të apartamentit, për të mësuar shkaqet e zjarrit.