Transmetuar më 05-02-2023, 16:50

Greqi- Një vajzë e vogël vetëm 5.5 muajshe nga Patra ka ndërruar jetë në spitalin e Rios.

Vogëlushja u shtrua në ICU të Fëmijëve në Rio me koronavirus dhe pati hemorragji cerebrale në tru.

Prindërit e vogëlushes morën vendimin e guximshëm për të dhuruar organet e fëmijës së tyre, duke shpëtuar kështu jetë të tjera.

Leja është dhënë dhe prej mëngjesit të sotëm, të dielën e 5 shkurtit, po vijon procedura e heqjes së organeve.

Kështu, u kryen analizat e nevojshme dhe siç theksoi drejtori i ICU-së së Fëmijëve në Rio, Andreas Iliadis , duke folur për pelop.gr, procesi aktualisht është duke u zhvilluar.

Sipas informacioneve të para, disa nga organet e vogëlushes do të udhëtojnë jashtë vendit për të ndihmuar fëmijë të tjerë.