Transmetuar më 05-02-2023, 16:22
![](https://noa.al/newsImages/2023/02/9D3088EE-D284-4AC2-A67B-7B17888C7925.png)
SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër.
Një person i identifikuar si Luigj Marku ka ndërruar jetë pasi ka rënë në një kanal uji. 65-vjeçari nga Jubani në Gurin e Zi ka rënë në ujë në rrugën e fshatit Vukatanë.
Marku ishte nisur për të shitur disa produkte bujqësore në Shkodër por papritur teksa udhëtonte me biçikletë ka rënë në kanalin e ujit në anë të rrugës duke ndërruar jetë.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikësja për të nxjerrë trupin e pajetë dhe për ta transportuar drejt morgut të spitalit rajonal të Shkodrës.
Policia po bën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd