Transmetuar më 05-02-2023, 14:56

Xhonatani ishte i ftuar sot në Fan Club pasi u eliminua mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother.

Pas nominimit që nga e marta me Luizin dhe Efin, Xhonatani u eliminua.

I pyetur nga moderatorja Megi Pojani për orët e para të daljes nga shtëpia, Xhonatani sqaroi se ka lexuar gjëra të ndryshme në rrjetet sociale.

“Lexova që shkruhej se unë dhe Olta kemi pasur një lidhje jashtë. Dua t’i sqaroj të gjithë që kjo nuk është e vërtetë.

Unë dhe Olta njihemi dhe familjarisht dhe kjo nuk është aspak e vërtetë,” tha Xhonatani.