Transmetuar më 05-02-2023, 13:52

Katër persona janë plagosur sot në një aksident rrugor që ndodhi në zonën e Pogradecit, raporton noa.al.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, në dalje të fshatit Vërdovë, Pogradec, njofton policia.
Noa.al raporton se shtetasi Gerti Gjokmema, 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Honda", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë plagosur në shkallë të ndryshme 4 pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet.
Që të katërt u transportuan në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit G. Gj., po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga. /noa.al