Transmetuar më 05-02-2023, 13:41

Varet nga cili kënd e sheh këtë festë të lezetshme

NOA SPECIALE

Edhe pse është një muaj i shkurtër dhe i ëmbël, shkurti ka një datë që (e bën) të dallohet…  Sigurisht dita e të dashuruarve.

Por dita e dashurisë tenton të nxjerrë (në sipërfaqe) opinione të përziera.

Për disa, është klishe që të jesh i emocionuar për ditën e Shën Valentinit.

Ne mund të tregojmë dashuri ndaj partnerit, miqve ose familjes në çdo ditë të vitit, kështu që pse ta përdorim 14 shkurtin si një ditë për ta bërë dikë të ndihet tepër i veçantë?

Jessica Alderson – eksperte e marrëdhënieve në So Syncd – thotë se “disa njerëz nuk janë rehat me idenë e deklarimit publik të dashurisë së tyre në një mënyrë shumë të dukshme, sepse e shohin atë si të rreme ose patetike”.

“Disa njerëz thjesht nuk besojnë në festimin e Ditës së Shën Valentinit, sepse ata i shmangen traditës dhe mendojnë se nuk është një (festë) e nevojshme ose (ata nuk duan të) festojnë asgjë në një ditë në dukje arbitrare. Ata mund ta shohin atë si një shfaqje të detyruar dashurie që nuk ka burim të vërtetë,” shton Anderson, citon noa.al.

Por 14 shkurti është edhe ëndrra e kapitalistit. Zemra rozë, çokollata dhe lule – të gjitha të ekspozuara (në vitrinat e dyqaneve) për t’u blerë nga një duzinë.

"Disa njerëz e shohin Ditën e Shën Valentinit si një festë tepër të komercializuar që inkurajon shpenzimet e tepërta për dhurata dhe sende të tjera," shton ajo.

Ka edhe presion social që na bëhet për të festuar ditën e Shën Valentinit.

“Nuk është e pazakontë që miqtë, familja dhe kolegët të pyesin njëri-tjetrin nëse kanë plane për ditën apo edhe të ballafaqojnë dhe krahasojnë dhuratat që kanë marrë”, thotë Alderson.

Edhe pse i dimë të gjitha këto, prapë e duam ditën e Shën Valentinit. Është një justifikim i mirë për të përkëdhelur veten dhe të dashurit tanë dhe për t’i treguar (interesimin tonë) dikujt që e duam dhe e vlerësojmë vërtet.

Dita nuk duhet të jetë e përqendruar rreth marrëdhënieve romantike, ne mund ta kalojmë ditën vetëm, me miqtë ose me familjen tonë. Dhe nuk ka asgjë të keqe të duash ta shijosh ditën.

“Ne thjesht do të duhet të bëjmë atë që është e drejtë për ne si çift ”, shton Anderson.

"Pavarësisht nëse e festojmë 14 shkurtin me një darkë romantike, (ose) thjesht përqafohemi në divan ose zgjedhim të mos festojmë fare, nëse kjo është ajo që funksionon për ne, atëherë le ta bëjmë kështu."

Edhe nëse jemi beqarë apo thjesht të ndarë, nuk ka pse të jetë një ditë e tmerrshme.

Nëse sapo na kanë braktisur, ose po kalojmë një ndarje, dita mund të jetë një kujtesë e asaj që mund të kishte qenë.

“Për njerëzit që mund të jenë lënë apo thjesht janë të lirë, Dita e Shën Valentinit mund të vijë (së bashku me) një sërë emocionesh të ndërlikuara. Ndërsa të shohim çifte të lumtura mund të jetë një kujtesë e asaj që kemi humbur”, thotë Alderson.

Por kjo nuk do të thotë që ne nuk mund të përfitojmë sa më shumë nga 14 shkurti. Në fakt, Alderson ka disa këshilla se si ta shijoni ditën:

“Së pari, është e rëndësishme të jemi të sjellshëm me veten duke pranuar emocionet tona dhe duke i ndjerë ato pa i gjykuar. Ndjenjat tona janë reale dhe të vlefshme, prandaj është e rëndësishme të mos i shtypim ato. Pra, të mos e kritikojmë veten se jemi bërë patetikë apo çfarë tjetër”…

"Le të bëjmë një hap prapa dhe të mendojmë me vetëdije se si t’i kornizojmë mendimet tona."

“Në vend që t’i themi vetes se jemi të vetmit beqarë, le t’i kujtojmë vetes se nëse ka kaq shumë çifte atje, ka shumë mundësi që edhe lidhja jonë të jetë aty te qoshja.

Në fakt, ne mund ta përdorim ditën e Shën Valentinit si një burim frymëzimi në vend që ta mendojmë atë si një pikë vreri. Kjo është një ndjenjë jashtëzakonisht e fortë”, shton ajo.

Nëse mendojmë se Shën Valentini do të jetë i vështirë për ne, le të organizojmë një natë argëtuese me miqtë apo një aktivitet të këndshëm për veten tonë…

Së fundi, për ata nga ne që janë single, le ta shfrytëzojmë këtë kohë për t’u fokusuar tek gjërat pozitive të të qenit beqar.

“Kur ka liri, ne marrim vendimet tona dhe kemi më shumë kohë për të punuar me veten. Vitin e ardhshëm, mund të na duhet të kompromentojmë disa nga këto gjëra, kështu që le të bëjmë më të mirën e këtij viti duke e shijuar siç jemi". /noa.al

Foto: Getty Images