Transmetuar më 05-02-2023, 09:51

Aksident i rëndë në Turqi. Një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe u përmbys në anë të saj.
Autobusi po udhëtonte nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit kur shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin që u përmbys në kryqëzimin Karabedir.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 8 pasagjerë, ndërsa janë plagosur 35 të tjerë.
Të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta të Turqisë për mjekim të specializuar.
Në vendngjarje shkuan një numër i madh autoambulancash, zjarrfikëse, AFAD dhe policia.
Policia tha se po punohet për përcaktimin e shkakut të aksidentit.