Transmetuar më 05-02-2023, 09:40

Ka qenë mjaft e tensionuar situata mbrëmjen e kaluar mes Luizit nga njëra anë dhe Dea Mishel dhe Amosit nga ana tjetër. Gjithçka ndodhi kur Dea nominojë pa hezitim Luizin, Kiarën dhe Efin.

Po ashtu debatet brenda shtëpisë së Big Brother u shtuan pas klipeve që u treguan për atë çfarë bënë banorët gjatë dasmës mes Luizit dhe Kiarës.

Dea dhe Amosi nuk morën pjesën në dasmën e tyre, duke i injoruar dhe komentuar nga larg.

Kjo ka nevrikosur Luizin i cili iu drejtua të dyve: “Mbajeni mend, do ju zhgarravis, për zhelesh do ju nxjerr të dyve nga shtëpia, që të dyve”. Ndërkohë ka ndërhyrë produksioni që ka thirrur Luizin në dhomën e rrëfimit. Arbana i ka kujtuar Luizit që kjo ishte një lojë dhe secili duhet të tregojë vlerat. Është publiku ai që vendos.