Transmetuar më 05-02-2023, 09:01

AUSTRALI- Një vajzë 16-vjeçare ndërroi jetë pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa po notonte në një lumë në Australinë Perëndimore.

Ajo u shpall e vdekur pasi u tërhoq nga lumi Swan, në periferi të Perth të Fremantle, të shtunën.

Besohet se vajza, nga Perth, ishte duke hipur në jet ski me miqtë në lumë kur ndodhi ngjarja.

Insp Paul Robinson, nga Policia e Australisë Perëndimore përshkroi incidentin si ” traumatik” dhe familja e vajzës ishte e dërrmuar nga lajmi i kobshëm.

Njerëzve u është kërkuar të bëjnë “kujdes shtesë” dhe të respektojnë çdo mbyllje të plazhit.

Ekspertët e peshkimit thonë se është e pazakontë të gjesh peshkaqenë në atë pjesë të lumit, tha Robinson. Ky besohet të jetë sulmi i parë fatal i peshkaqenit në lumin Swan që kur një djalë 13-vjeçar u vra në janar 1923.

Australia zakonisht regjistron rreth 20 sulme peshkaqenësh çdo vit, me shumicën në Uellsin e Ri Jugor dhe Australinë Perëndimore. BBC raporton se pati dy sulme fatale të peshkaqenëve në 2021 dhe shtatë në 2020. Në më shumë se një shekull, shkalla e vdekshmërisë nga sulmet e peshkaqenëve në Australi është 0.9 , ose e thënë ndryshe më pak se një person në vit