Transmetuar më 05-02-2023, 00:13

Në natën e sotme të spektaklit është larguar edhe Efi. Dalja nga reality show erdhi pasi më herët që aty u largua edhe Xhonatan Islami.

Largimi i Efit erdhi pasi Dea Mishel kishte fituar të drejtën e nominimit të tre banorëve me pasojë largimin sonte të njërit prej tyre.

Dea Mishel e fitoi këtë të drejtë pasi mbajti dje urinën më shumë nga të gjithë, rreth 15 orë pa shkuar në banjë, duke fituar edhe 2 500 euro. Kjo ishte sfida e rezistencës që kishte organizuar produksioni i këtij programi.

Të nominuarit prej saj ishin çifti Kiara Tito dhe Luiz Ejlli si dhe Efi.

Luiz Ejlli u përjashtua shpejt si opsion largimi, pasi ishte votuar masivisht që të qëndrojë në shtëpi.

Ethet përfshinë Kiarën dhe Efin derisa u njoftua se shtëpinë e linte Efi.

Ky nominim u shoqërua me nervozizëm nga Luizi që nisi të bënte kërcënime për "nxjerrje boje" ndaj banorëve duke shigjetuar sidomos nominuesen Dea Mishel e cila u ankua se kishte frikë nga kërcënimet e Luizit. /noa.al