Transmetuar më 04-02-2023, 20:50

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka treguar për herë të parë pak detaje nga jeta e saj personale.

Edhe pse nuk e ka fshehur se ndodhet në një marrëdhënie, ajo nuk folur shumë rreth saj.

Ajo ka treguar ditën e sotme në “S’e Luan Topi” se partneri i saj i ngjan aktorit të njohur, George Clooney.

PJESË NGA BISEDA:

Anxhela Peristeri: Ne artistët e kemi pak të vështirë se kur të vendosim të bëhemi nëna, gjithmonë na del një punë, por me sa kam kuptuar punët nuk paskan fund.

Unë e kam gjetur njeriun e jetës dhe nuk dua ta bëj publik. Nuk kam asnjë lloj frike, ka njerëz që nuk duan të bëhen publikë dhe njerëz që duan të bëhen publikë, unë jetën private nuk dua kurrsesi ta kem publike, jam shumë mirë me jetën time private.

Erjona Rusi: Në fakt ne e kemi zbuluar dhe do e bëjmë publik për herë të parë.

Anxhela Peristeri: Jo nuk do e nxirrni ju lutem.

Erjona Rusi: George Clooney.

Anxhela Peristeri: Afër jeni, kështu jemi në paraqitje.