Transmetuar më 04-02-2023, 19:15

Kosovë- Sapo Atheu hyri në “Big Brother VIP Kosova”, nisi menjëherë një romancë me Xhulin.

Mirëpo, kjo lidhje zgjati shumë pak pasi mbrëmjen e djeshme ai i ka dhënë fund live gjatë emisionit. Dhe shkak është bërë një lidhje e lënë përgjysmë jashtë e Xhulit.

Romanca e saj u diskutua gjatë spektaklit dhe një gjë e tillë ka ndikuar që Atdheu të shprehet se po i jep fund lidhjes me Xhulin.

Ndërkohë, Xhuli tha se ndonëse i dhemb fakti që Atdheu ka vendosur të largohet nga ajo, e respekton vendimin e tij.

“Unë i mbaj opsionet e mia të hapura, nuk kam qenë në lidhje kam qenë në njohje e sipër, nga vera deri kur kam hyrë në Big Brother, jam single dhe kam hyrë kështu, Atdheu më ka pëlqyer që nga vera, por nuk kemi patur mundësi të njihemi, ai është super djalë mua më pëlqen jashtëzakonisht shumë, i kam thënë edhe atij, unë e respektoj mendimin e tij, normal që më dhemb se ne kemi folur që edhe jashtë të vazhdojmë njohjen”, tha Xhuli.

Edhe gjatë ditës së sotme, Xhuli është parë e prekur madje edhe e acaruar me Atdheun. Mes të tjerash ajo ka thënë edhe se nuk “do ta shohë më me sy.”