Transmetuar më 04-02-2023, 18:24

Itali- Dënohet me 7 vite e 10 muaj burgim shqiptari në Itali. Ai është shpallur fajtor për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për Enver Fushën. Siç raportojnë mediet italiane, Fusha është anëtar i një bande kriminale që operonte në zonën e L’Aquillas.

Gjithashtu gjykata italiane ka dhënë sot dënimin edhe për nëntë anëtarët e tjerë të bandës.

Vetëm njëri prej tyre u shpall i pafajshëm.

Grupi akuzohet se u shiste lëndë narkotike kryesisht studentëve dhe punëtorëve të ndërtimit në këtë zonë.

Droga vinte nga Roma dhe Avezzano, ndërsa gjatë operacionit mësohet se janë sekuestruar sasi të mëdha heroine dhe kokaine.