Fansat dyshuan se u ndanë prej Neymarit, Fero publikon mesazhin që futbollisti i dërgoi gruas së tij
Transmetuar më 04-02-2023, 17:45

Pak kohë më parë në media u raportua se Fero dhe Arbenita mund t’i kishin dhënë fund martesës.
Dyshja e hoqën njëri-tjetrin në rrjete sociale pasi modelja zbuloi se Neymar i kishte shkruar.
Së fundmi, Arbenita i hodhi poshtë lajmet e ndarjes dhe po ashtu Fero ka zbuluar se bashkëshortja e tij nuk ka komunikuar me Neymar.
Ai ka treguar përmes një postimi se Neymar i ka shkruar Arbenitës, por ajo as nuk i ka kthyer përgjigje e as nuk ia ka pranuar mesazhin.