Transmetuar më 04-02-2023, 16:48

Një aksident rrugor është regjistruar sot në vendin e quajtur “Kthesa e Mimojës” në Librazh.

Sic shihet edhe në foto, një autobus me pasagjerë është përplasur me një makinë tip benz.

Mësohet se në autobus udhëtonin nxënës nga Librazhdi dhe Përrenjasi, që do të shkonin në ekskursion për Gjirokastër.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të plagosur.

Sakaq dyshohet se shkak i përplasjes të jetë bërë lagështia në rrugë.