Transmetuar më 04-02-2023, 16:24

Çmimi i naftës dhe benzinës ka shënuar sërish ulje me një vendim që shpalli para pak, Bordi i Transparencës.

Duke nisur nga ora 18 e ditës së sotme, një litër naftë do të shitet jo më shumë se 190 lekë nga 192 lekë që është 24 orët e fundit.

Benzina gjithashtu është ulur. Ajo nga sot do të kushtojë 185 lekë nga 187 lekë që ishte këto orë.

Në këtë mënyrë, çmimet e karburanteve në Shqipëri po rikthehen në vlerat e fillim shkurtit 2022, para se të niste lufta në Ukrainë që u shoqërua me rritje çmimesh.

Kompanitë e mëdha shesin karburantin në maksimumin e çmimit të detyruar.

Kurse kompanitë e tjera shesin deri në 15 lekë më lirë për litër.

Gazi, ndryshe nga nafta dhe benzina ka shënuar rritje, nga 71 lekë do të shitet me 75 lekë. /noa.al