Transmetuar më 04-02-2023, 16:31

Tuneli i Llogarasë po sheh gjithnjë e më shumë dritë dhe shpresat janë që të jetë i hapur për automjetet që këtë verë edhe pse zyrtarisht hapet në 1 qershor 2024.

Sot kabë dalë pamje të reja nga ky tunel i sapohapur në Llogara dhe në të shihen pamje  në të gjithë gjatësinë e vet.

Tuneli i Llogarasë është 5.9 kilometra. Ai është i pozicionuar në jug-perëndim të vendit, afërsisht 20 kilometra në jug të Vlorës, me vlerë investimi 142 milionë euro dhe me impakt të drejtpërdrejtë në gjithë ekonominë e vendit.

Kalimi në tunel do të jetë me pagesë dhe mund të përshkohet në vetëm 7 minuta, duke shkurtuar ndjeshëm distancën me plazhet e mrekullueshme të jugut të vendit.

Çfarë dihet për këtë tunel

Ajo që është thënë deri tani nga qeveria është se ky tunel do të jetë me korsi të përbashkëta, ndryshe nga tuneli në Tiranë-Elbasan ku janë 2 tunele me nga dy korsi secila.

Tuneli në Llogara duket se do të ketë vetëm 2 korsi, njëra në vajtje dhe tjetra në kthim, me mundësi për korsi shpejtësie dhe parakalimi.

Ministrja Belinda Balluku ka thënë se e gjithë vepra, është 7. 4 km, sepse 6 km është tuneli dhe 1. 4 janë rrugët ndihmëse dhe lidhëse.

Ajo tha se urat që do të lidhen direkt me pjesën e Palasës të jenë gati në 1 qershor dhe operative për të qytetarët.

Punimet pët tunelin e Llogorasë, me një gjatësi prej afro 6 kilometra, kanë nisur në fund të nëntorit të vitit 2021.

Tuneli nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës.

Ky investim kushton rreth 140 milionë euro dhe pritet të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta që përshkohet aktualisht, në vetëm 7 minuta.