Transmetuar më 04-02-2023, 14:45

Ishte një nga surprizat e ditës së fundit të merkatos dimërore. Manchester City hoqi dorë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm gjatë dy sezoneve të fundit. Joao Cancelo fitoi admirimin e shokëve të skuadrës dhe rivalëve për shkathtësinë e teknikën e tij.

I aftë për të luajtur në cilindo nga dy pozicionet e mbrojtësit e krahut, portugezi shihej rregullisht përpara, duke shoqëruar mesfushorët dhe gjeneruar epërsi numerike për skuadrën e tij. Këtë edicion nuk ka shijuar aq shumë minuta si zakonisht. Guardiola synon të rigjenerojë skuadrën e tij, të ruajë urinë për sukses dhe ka filluar të ‘vërë bast’ për disa lojtarë të rinj, siç është Rico Lewis. Trajneri katalanas shpjegoi largimin e Cancelos te Bayern Munich në konferencën për shtyp.

Pse u largua Cancelo?

Së pari, dua t’i uroj atij më të mirat në katër muajt e ardhshëm. Nuk e di se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm. Ai ka qenë një figurë e jashtëzakonshme në dy kampionatet e fundit që kemi fituar. Pas Kupës së Botës bëmë një lloj përgatitjeje para-sezonale dhe vendosëm të vazhdojmë të luajmë kështu, me modele të ndryshme. Më pëlqeu ajo që pashë dhe iu dhashë më shumë kohë lojtarëve të tjerë. Këtu del në pah personaliteti i tij dhe i imi. Më gëzon fakti që i pëlqen të luajë. Stërvitej si më i miri, por ndodh që nuk luan shumë. Ai ka qenë një nga lojtarët me më shumë minuta në vitet e fundit, por duhet të vazhdojë të luajë për të qenë i lumtur, kështu që vendosëm ta lëmë të shkojë në Mynih. Ai dëshiron të luajë çdo ndeshje, shpresoj se mund ta bëjë këtë atje.

Si do t’ia dilni pa Cancelo?

Ne mund ta përballojmë situatën, kam besim te lojtarët. Nëse do të kisha pasur një ndjenjë tjetër, do t’iu kisha thënë shefave të mi. Me Akanji thashë se na duhej një qendërmbrojtës tjetër. Nathan Aké u dëmtua, Rúben Dias dhe John Stones gjithashtu. Ky rast është ndryshe. Ne folëm për tre minuta. E pyeta Txikin nëse kishte dikë dhe ai më tha jo. Thashë se mund të hyjmë në merkato dhe të shpenzojmë shumë para, por preferoj të pres disa muaj, deri në fund të sezonit, dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë në verë.

Çfarë mendoni për shpenzimet e Chelsea në këtë merkato dimërore?

Nuk është puna ime. Është një surprizë, sepse nuk është një klub në pronësi të një shteti. Ne kemi fituar 11 tituj në 5 vitet e fundit, duke qenë një nga pesë apo gjashtë klubet që shpenzuan më shumë në Premier League.

Çfarë mendoni se do të kishte ndodhur nëse do të kishit pasur ato shpenzime?

Unë e di se çfarë do të kishte ndodhur. Siç them unë, duke qenë klubi i pestë ose i gjashtë më i madh me shpenzimet në Premier League, kemi fituar 11 trofe, 4 tituj të Premier League në 5 vite. Ajo që bën Chelsea nuk është puna ime. Nëse Chelsea, Arsenal, Liverpool apo Manchester United nuk kanë lojtarë të mirë, ato duhet të shpenzojnë. Tregu është i tillë, por ajo që bëjnë ata nuk është puna ime. Ka rregulla, mos harroni, tetë apo nëntë skuadra i kanë shkruar një letër Premier League për të na pezulluar.