Transmetuar më 04-02-2023, 14:26

Tiranë- Kryetari i PD Sali Berisha është pyetur nëse do ta bënte banorin e Big Brother Vip, këngëtarin Luiz Ejlli pjesë të fushatës së tij elektorale.

Gjatë një bashkëbisedimi në Facebook, Berisha duket se i ka bërë dalje Ejllit sepse paralajmëroi që nuk do të bëjë fushatë për demokratët.

Berisha ka pohuar se Luizi ka diellin e tij dhe se ai nuk do që t’i përzihet.

“Nuk ka asnjë rëndësi mendimi im, pasi Luizi dëshmoi veten një artist, interpretoi si artist me talent, dhe meritoi, nuk shkoi më tutje, secili ka diellin e tij, dhe nuk dua t’i përzihem, meritoi admirimin e publikut shqiptar ”, tha Berisha.