Transmetuar më 04-02-2023, 14:14

Tiranë- Përsëritet rasti ‘Dobi’ në Tiranë. Forcat e Policisë së komisariatit nr. 2 në organizuan operacionin policor "Gracka". Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetases Elida Kodra, banuese në Tiranë.

Nga provat e siguruara gjatë hetimit ka rezultuar se Elida Kodra, e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit Z. E., në rrugën "Vaso Pasha", gjatë javës së fundit ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

Gjatë kontrollit të çantës së shtetases Elida Kodra, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.