
Ndër protagonistet më të forta, deri pak ditë më parë Olta Gixhari shprehej se ajo do të ishte fituesja e “Big Brother VIP2”.
Madje kur Luiz Ejlli thoshte se ai do të fikte dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, aktorja shtonte se po, pasi ajo do të ishte duke festuar për fitoren.
Por duket se Olta ka ndryshuar mendim, pasi mbrëmjen e djeshme tha se “unë nuk e fitoj Big Brother”. Teksa po fliste me banorët jashtë në oborr, ajo tha se nuk fiton asnjëherë në asnjë lojë.
Pjesë nga biseda:
Olta: A të thashë se unë nuk fitoj asnjëherë në lojë. S’fitoj unë asnjëherë.
Kristi: S’ka gjë.
Olta: Dhe ndërkohë jam futur në një garë, e kupton? Një njeri që nuk fiton kurrë, është futur në një garë.
Kristi: Ke fituar ca lojëra kështu.
Olta: Po, edhe unë them që kam fituar, jam e fituar. Do fitoj prapë dhe do iki pastaj. Se nuk fitoj unë, e di shumë mirë
Kristi: Pse?
Olta: E di unë, e dija që kur u futa, por varja se nuk e them dot.
Kristi: Nuk fiton këtu?
Olta: Joo.
Kristi: Pse?
Olta: E di, e ndjej.