Transmetuar më 04-02-2023, 14:05

Vëllai i Madh u dha dje banorëve një sfidë, ku në fund do të shpallej një fitues dhe do të merrte 2 500 euro.

“Sfida e rezistencës” ishte loja e radhës ku jashtë në oborr ishte vendosur një strukturë me 13 butona dhe llamba.

Secili banor do të zinte një vend dhe do mundohej që llambën ta mbante të ndezur sa më gjatë. Në momentin që ajo bëhej jeshile, banori eliminohej.

Ata duhej të rrinin mbi 10 orë në mënyrë që të fitonin sfidën dhe banori që qëndronte më gjatë do të shpallej fitues.

Dy banorët që rezistuan më shumë janë Nita Latifi dhe Dea Mishel, të cilat madje thyen edhe rekordin që është në botë me 14 orë.

Dy vajzat kanë qëndruar mbi 14 orë dhe e kanë lënë lojën duke bërë një pakt.

https://noa.al/lajmi/2023/02/2367854.html

Pjesë nga biseda:

Tea: Nëse doni ta fitoni shumë të dyja, do rrini të dyja gjatë. Nëse bëni pakt që ta fitojë njëra, atëherë do ndalojë.

Dea: Rrimë dhe pak.

Nita:Unnë si përfundim nuk i mbaj lekët për vete.

Dea: Ku mendon se do t’i çosh?

Nita: Në një vend shumë të mirë.

Dea: Ku?

Nita: Nuk mund ta them.

Dea: Nëse do ta marrim si vendim bashkë domethënë

Nita: Po, pse jo. Është shoqata me fëmijët me autizëm në Prishtinë që kanë shumë nevojë financiare.

Dea: Do të ishte përfekte për mua. Edhe unë do doja t’i dhuroj, kështu që i ngremë duart njëkohësisht.

Më pas Amos bën lojën ‘kujt i bie 10’ dhe i ra Deas që ta hiqte dorën e para nga butoni, duke ia lënë kështu fitoren Nitës.

https://noa.al/lajmi/2023/02/2367842.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd