Transmetuar më 04-02-2023, 11:27

Për të mos u eliminuar nga “sfida e rezistencës”, Armaldo Kllogjeri ka gjetur një mënyrë se si të kryejë nevojat personale.

Maestro është mbuluar me batanije dhe ka urinuar para të gjithëve.

Ky veprim i tij nuk është pritur aspak mirë nga Valbona Mema, e cila ka shpërthyer keq.

Pjesë nga debati:

Armaldo: Ti Valbona je pak tradicionale në këtë pikë.

Valbona: Me mua mos e kruaj për tradicionale se nuk e di fare përgjigjen e një gruaje. Turp të kesh që në sytë e një femre, të një nëne single bën urinën, turp të kesh!

Armaldo: Ti nuk ishe këtu.

Valbona: Këtu isha, ta pashë edhe dorën kur e fute.

Armaldo: Nuk ishe këtu.

Valbona: Po të më konsideroje si motër më thoje “Valbona ik tutje”.

Armaldo: Më vjen keq se po gjykoni shumë gabim, po hapni debat kot.

Valbona: Mua mos më trego tradicionalen. Unë jam grua dhe me G të madhe.

Armaldo: E lëmë fare se po më keqkupton.

Valbona: Më the je shumë tradicionale. Kam një moshë si motra jote e madhe dhe më thoje Valbona futu brenda. Luizit ia pranoj se është sa djali im po ti je vëllai im.

Armaldo: Në rregull, të kërkoj ndjesë nëse të ofendova. Më fal!

Valbona: Kam ardhur si Valbona Mema jo si katundare.