Transmetuar më 04-02-2023, 11:25

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të premte në Stamboll. Shoferi i një autobusi ka humbur kontrollin në ndalesë dhe ka përplasur disa persona që ishin në anë të rrugës duke pritur në një stacion.

Nga aksidenti, një person ka ndërruar jetë, ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve një ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Mediat turke që citon noa.al raportojnë se policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, por nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Siç shihet edhe në videon më poshtë, shoferi shihet duke lëvizur në korsinë e majtë, dhe i afrohet stacionit të autobusit pa ngadalësuar shpejtësinë derisa humb plotësisht kontrollin, ndërsa mori para njerëz dhe një automjet.

Autobusi më në fund ndalon, rreth 20 metra më vonë. Policia po heton shkaqet e aksidentit.