
Policia në Tiranë ka dalë me një qëndrim zyrtar sot, për arrestimin e Alda Klosit gjatë natës.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ndaluan shtetasen A. K. (Ç)., 41 vjeçe, banuese në Tiranë.
Policia tha se Klosi është e dyshuar për veprat penale "Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Alda Klosi u burgos pasi e fundosi dëshmia e Rozeta Dobit.
Lexoni më shumë