Transmetuar më 04-02-2023, 10:18

Duke folur gjatë “Bobo TV”, Antonio Cassano sulmoi ashpër Massimiliano Allegrin dhe José Mourinhon, trajnerët e Juventusit dhe Romës: “Allegri dhe Mourinho bazohen në triumfet e tyre të së shkuarës.

Këto dy trajnerë, nëse askush nuk ua thotë dot, po ua them unë, duhet të largohen pak mënjanë. Futbolli i tyre ka mbaruar prej një kohe të gjatë. Futbolli ka evoluar shumë, ata kanë mbetur 10 vite pas”.

Këtë javë, Roma u eliminua nga Kupa e Italisë prej një kundërshtari modest si Cremonese. Pikërisht që këtej nis sulmi i ashpër i “FanAntonio” ndaj trajnerit portugez: “Mourinho nuk ka qenë kurrë një trajner i madh. Po, ka qenë gjithmonë një komunikues i mirë, një nga të parët që diti të komunikonte me mediat dhe publikun.

Është e lehtë për të që të menaxhojë mirë shtypin, të bëhet mik me lojtarët e fortë. Në stolin e Romës po kalon katastrofa pas katastrofash, ka shpenzuar para për të marrë lojtarë. Matic dhe Rui Patricio i ka afruar ai, jo unë. Shumë herë ka qenë dinak në justifikime. Nuk di të trajnojë. Roma duhej të fitonte edhe me ekipin e dytë ndaj Cremonese.

Nuk duhet të na tregojë se Cremonese e meritoi kualifikimin, por të thotë arsyet pse nuk e ka lejuar skuadrën e tij të luajë futboll prej një viti e gjysmë. Futbolli i tij ka mbaruar: mbrojtje, simulime, nuk ka më kampionë në dispozicion.

Heq paralele mes tij dhe Allegrit, sepse futbolli ka ecur përpara, ndërsa ata të dy kanë mbetur 10 vite pas. Keni fituar, por nuk keni qenë trajnerë të mëdhenj. Madje Mourinho ka shkatërruar dy-tre lojtarë te Roma. Kumbullën pas disfatës me Bodo e shkatërroi publikisht. Karsdorp e ka humbur. Zaniolo mund të ketë gabimet e tij, por trajneri e flaku në rrugë, e injoroi para të gjithëve”.