Transmetuar më 04-02-2023, 09:31

Belgjikë – Kapet një grup shqiptaro-bullgar në Belgjikë, autoritetet belge vënë në pranga 11 persona.

Policia belge tha sot se kreu një sërë kontrollesh në disa shtëpi dhe bëri të mundur sekuestrimin e më shumë se 50 kg kokainë dhe heroinë si dhe 100,000 euro.

Policia arriti të identifikonte bandën shqiptaro-bullgare që vepronte nga Meise pas një hetimi të plotë që nisi nga fundi i vitit 2021.

Grupi akuzohet se përdorte automjete të pajisura me ndarje të fshehura për të transportuar drogën që vinte nga Holanda, duke e shpërndarë në Belgjikë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Hetimi çoi në përgjimin e dy ngarkesave droge të premten. Disa kamionë që transportonin drogë u ndaluan në Aalst dhe Ypres.

Në total, policia sekuestroi 40 kg kokainë dhe 13 kg heroinë si dhe 12 armë zjarri. 11 të arrestuarit të moshave 24 deri në 62 vjeç do të merren në pyetje këtë fundjavë.

Prokurori publik i Halle-Vilvoorde konfirmon se bëhet fjalë për një rrjet shqiptaro-bullgar droge dhe se hetimi ka nisur që në fund të vitit 2021.

“Banda ruante drogën e ardhur në Belgjikë nga Holanda, për ta transportuar në Mbretëria e Bashkuar. transporti. Dy ngarkesa u kapën në Aalst dhe Ypres të premten,” tha prokurori.