Transmetuar më 04-02-2023, 03:04

Ish-drejtoresha e koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë dhe ish-shefe e Kabinetit të Arben Ahmetajt, është arrestuar mbrëmjen e së premtes nga Policia.

Mësohet se Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, pasi iu gjetën shumë të holla, pastrueses së saj që e kishte vjedhur.

Duket se dëshmia e pastrueses Rozeta Dobi, ka fundosur Alda Klosin.

Noa.al raporton se në dëshminë e Rozeta Dobit, pastrueses e cila i vodhi ish-zyrtares të paktën 120 mijë euro, thuhet se ishte vetë Alda që kërkonte t’ia fshihte paratë.

Dobi ka treguar sipas saj se shihte shuma të mëdha parash që vinin në banesën e Aldës që nga 2021 derisa në 2022, Alda u nda nga burri dhe në dhjetor i kërkoi që t’ia mbante në ruajtje lekët.

Rozeta Dobi ka pohuar në dëshminë e saj, se kishte parë shumë para në shtëpinë e ish-zyrtares dhe se ajo i kërkonte t’ia fshihte.

“Kam parë shumë para, kam pastruar shumë shtëpi. I shikoja shpesh nëpër kuti, m’i dha që t’i fshihja”, ka thënë ajo.

Në fakt, Rozeta Dobi njihet gjerësisht në radhët e kabinetit qeveritar. Përveçse ishte pastruese tek Alda Klosi, Rozeta ishte pastruese edhe tek Arben Ahmetaj, në banesat e tij në Tiranë dhe jashtë saj.

Kujtojmë se Rozeta Dobi, bashkë me të birin, Havier Dobi, ndodhen në burg pasi u zbulua vjedhja prej 120 mijë eurove që kishin marrë në banesën e Klosi, ndërsa po ashtu në banesën e tyre u gjetën edhe mbi 404 mijë euro të tjera të cilat janë ende pa pronar.

Rozeta Dobi, e cila punonte si pastruese në shtëpinë e Klosit, akuzohet se kishte arritur të kopjonte çelësat dhe në bashkëpunim me djalin e saj vodhën paratë, ndërsa më pas e inskenuan ngjarjen si grabitje.

Alda Klosi deklaroi në fillim se lekët ishin të xhaxhait dhe do përdoreshin për të rikonstruktuar shtëpinë. Më pas u tha se duheshin për operacion. Xhaxhai ndërroi jetë pak kohë më parë në SHBA.

Zbardhen tre akuzat e prokurorisë për Alda Klosin, ish-shefja e kabinetit të Ahmetajt

Dëshmia e pastrueses që i dha goditjen Alda Klosit: Paratë vinin me çanta, më tha merri nga kasaforta dhe m’i ruaj. Po ndahej me burrin!