Transmetuar më 04-02-2023, 00:15

Të paktën 701 kompani që operojnë në Shqipëri në sektorë të ndryshëm janë regjistruar në parajsa fiskale.

Dhe të paktën 33 prej këtyre kompanive, përfitojnë para dhe benefite nga paratë publike pasi u jepen nga shteti.

Open Data Albania, prezantoi “Dokumentin mbi Kontrollin e Integritetit të Kontraktorëve Publik, praktikat EU dhe Konteksti Shqiptar, me cilësinë e ekspertit ligjor.

Drejtorja e Open Data, Aranita Brahaj, thotë se

“Kemi vënë re se ngremë pyetje, se kush janë ata biznese apo kontraktorë publikë, të cilët vijnë në Shqipëri dhe fitojnë kontrata të taksapaguesve apo fitojnë statusin e investitorit strategjik e më pas marri në duar menaxhimin e aseteve publike.

Shqetësim kemi edhe rastin kur disa kompani që marrin licenca, janë kompani që vijnë nga vende ku regjistri i biznesit të tyre është ofshore apo shell”, tha Aranita Brahaj.

Për të trajtuar këtë dukuri, Shqipëria miratoi një ligj për pronarët përfundimtarë. Por ai nuk po jep rezultatet e pritura.

“Ajo që kemi vënë re me shqetësim, është që ligji për pronarët përfundimtarë, i miratuar edhe me kërkesë të shoqërisë civile përpara dy vitesh, nuk po jep rezultate, pasi ka mjaft kufizime dhe nuk referon saktë nevojën për të njohur dhe për të pasur një kontroll të integritetit të kontraktorit publik” thotë Brahaj.