Transmetuar më 03-02-2023, 23:30

Mbrëmjen e sotme në prime-in e "Big Brother VIP Kosova" u transmetua një material ku Juliana shfaqej duke folur për njohjen e saj nga jashtë.

Ky klip nuk u prit aspak mirë nga Atdheu, i cili mori një vendim drastik.

Konkurrenti hoqi dorë përfundimisht nga Juliana duke i thënë të vazhdojë historinë që ka lënë jashtë.

“Me Julin e kam një sqarim mbas Prime-it, le të vazhdojë historinë jashtë që ka lënë në ditët në vazhdim.

Patjetër që nuk ndihem mirë, sepse mendova që është histori e finalizuar, por nga ky moment unë heq dorë nga Juliana", tha ai i vendosur.

Nga ana tjetër Juliana tha se e respekton vendimin e tij ndonëse i dhemb.

Kujtojmë se dyshja ishin bërë çift në shtëpi duke mos i kursyer puthjet dhe përkëdheljet.