Transmetuar më 03-02-2023, 23:24

Itali – Del nga koma pas tre muajsh Orjol Lame, 32-vjeçari që mendohet se shkaktoi aksidentin tragjik me 4 viktima në Gaida të Italisë.

Ai gjendet i shtruar në spitalin Correggio dhe është ende i pavetëdijshëm sipas mediave italiane që citon noa.al.

32-vjeçari është i vetmi i mbijetuar nga aksidenti i ndodhur të dielën, 30 tetor 2022.

Ai drejtonte një makinë e cila ishte e pasiguruar dhe në emër të një personi që kishte ndërruar jetë, e cila u përplas me shpejtësi të madhe në një shtëpi në rrugën Emilia.

Nga përplasja e fortë gjetën vdekjen e menjëhershme Shane Hyseni, partnerja 22-vjeçare e Lames, djali një vjeç e gjysmë i çiftit dhe motra dhe vëllai i Shanes (11 dhe 9 vjeç).

Lame po hetohet për aksidentin dhe përgjegjësinë e tij në këtë ngjarje të dhimbshme. Dyshimet janë se gjatë drejtimit të mjetit ai ishte nën ndikimin e drogës (analizat e gjakut kanë zbuluar gjurmë droge në trupin e tij).