Transmetuar më 03-02-2023, 18:09

Elbasan- Ditën e sotme Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për punonjësin e policisë Ilirjan Braçja, duke e pezulluar nga detyra.

Braçja akuzohet për shpërdorim detyre pasi ka qenë në djeni të automjeteve me lëndë druri të prerë në mënyrë të palgjishme.

Njoftim:

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan-Korçë ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Inspektor I. B., me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Gramsh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Nga hetimet e kryera nga AMP, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, rezulton se punonjësi i mësipërm ka qenë në dijeni të faktit të paligjshmërisë së shtetasve N. T. dhe Z. T., të cilët i ka orjentuar që t’i shmangen kontrolleveve të policisë duke spostuar shërbimet gjatë kohës që është në detyrë. Gjithashtu, ai i ka orjentuar këto subjekte t’i fshehin automjetet e tyre me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme gjatë operacioneve policore të kryera nga efektivët e tjerë të Komisariatit të Policisë Gramsh, duke dekonspiruar kolegët e tij gjatë kryerjes së detyrës.

Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë për identifikimin e përsonave të tjerë të përfshirë në këtë paligjshmëri.