Transmetuar më 04-02-2023, 07:50

Prestigjiozja sportive spanjolle “Marca” e ka parë largimin e fundit dhe të papritur të mbrojtësit Joao Cancelo nga Manchester City në një këndvështrim tejet interesant. Në fakt, kundrimi është në raport me Pep Guardiolën, trajnerin katalanas që nuk lejon askënd “t’i bëjë hije”.

E thënë ndryshe, nuk pranon nga asnjë futbollist që t’i vërë në diskutim zgjedhjet e tij, qoftë taktike, qoftë për formacionin. “Viktimë” e kësaj manie egocentrike të Pep duket se është edhe Cancelo, i huazuar së fundi te Bayern Munich.

Ja shkrimi i plotë i “Marca”, e cila sjell të gjitha rastet (futbollistët) që guxuan ta sfidojnë trajnerin aktual të Manchester City dhe përfunduan në “listën e zezë” të tij. Mes tyre spikat Zlatan Ibrahimovic:

"Joao Cancelo është tashmë një futbollist i Bayern Munich. Anësori portugez arriti në formë huazimi te skuadra bavareze, duke përfshirë një opsion blerjeje prej rreth 70 milionë euro, sipas gazetarit David Ornstein i “The Athletic”. Rasti i portugezit, një prej futbollistëve më të mirë të City sezonin e kaluar, është i fundit në listën e lojtarëve që përfunduan jashtë klubit të drejtuar nga Guardiola për shkak të armiqësisë me trajnerin katalanas.

Deco y Ronaldinho, con el Barcelona

Të parët që u larguan nga Barcelona, kur erdhi Guardiola në vitin 2008, ishin yjet Deco dhe Ronaldinho. Ata që udhëhoqën Barçën e Rijkaard ishin vetëm disa javë në klub, që kur Pep erdhi trajner. Megjithëse braziliani më vonë deklaroi se Guardiola donte që ai të qëndronte, portugezi u largua sepse trajneri nuk e honepste. “Guardiola nuk shpiku asgjë, trajneri më i mirë në botë është Mourinho”, – deklaroi ai vite pasi trajneri katalanas tha se “cikli i Decos te Barcelona ka përfunduar”.

Samuel Eto’o mbeti nga ajo skuadër, karakteri i fortë i të cilit e bëri të qëndrojë vetëm për një sezon i veshur si lojtar blaugrana. Pavarësisht 30 golave të tij në 36 ndeshje të La Liga-s, kamerunasi u largua për tek Interi në shkëmbim me Ibrahimovic, që gjithashtu përfundoi në “divorc” me trajnerin spanjoll.

Suedezi është ndoshta shembulli më i qartë në listë. Ai zgjati vetëm një sezon në “Camp Nou”, si një nga transferimet më “shkatërruese” në historinë e fundit të skuadrës së Barcelonës. Karakteri i tij i fortë u përplas që në fillim me atë të trajnerit Guardiola dhe një vit pas u detyrua të vishte tashmë ngjyrat e Milanit. “Guardiola është filozofi që ka thyer ëndrrën time për të qenë në Barcelonë”, – ka thënë Ibra.

Video thumbnail

Një shembull tjetër është ai i Yaya Toure. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, i cili përkoi me Guardiolën te Barcelona dhe Manchester City, u largua nga ekipi katalanas në vitin 2010. Gjithashtu duhej të largohej nga City për shkak të përplasjeve të tij të vazhdueshme me Guardiolën. “Ai është racist”, – pohoi ish-mesfushori, edhe pse pak kohë më vonë i tërhoqi këto deklarata.

I fundit në listë, për momentin, është Cancelo. Portugezi tashmë kishte probleme me Guardiolën kur mbërriti te Manchester City. "Unë erdha nga Juve, skuadër e cila kishte një mënyrë tjetër të lojës, dhe nuk përshtatesha dot me stilin e tij. Ishte më shumë faji im. Doja të tregoja cilësinë time", – tha ai. Guardiola, nga ana e tij, gjithashtu e njohu atë mungesë ndjesie në takimin e parë:

Video thumbnail

“Ne patëm probleme kur Cancelo mbërriti, nuk u pajtuam për shumë gjëra, pjesërisht për shkak të gabimeve të mia, por tani jam i kënaqur që ai është plotësisht i lumtur dhe mund të luajë këtu për sezonet e ardhshme”.

Dy sezone të shkëlqyera më vonë, Cancelo nuk është më futbollist i Manchester City. Një “divorc” i ri futbollistik në karrierën e Guardiolës si trajner.