Transmetuar më 03-02-2023, 15:36

ITALI- Një shqiptar është vënë në pranga nga policia në Itali. Mediat italiane raportojnë se shqiptari dhe dy persona të tjerë vodhën një vilë në periferi të Ariano Irpino dhe më pas janë ndjekur nga policia. Teksa makina e tre grabitësve ndiqej nga patrulla e policisë, ajo është përplasur me një shkëmb në anë të një rrugë në këtë zonë.

Shqiptari kishte ngecur pranë makinës dhe është vënë në pranga. Ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij kanë mundur të arratisen dhe po kërkohen nga autoritetet. Bëhet me dije se këta dy të fundit janë armatosur me një pushkë me të cilën grabitën edhe vilën në lagjen Cardito, pak metra larg burgut Ariano Irpino.