Transmetuar më 03-02-2023, 14:17

Merkatoja e dimrit i mbylli dyert jo shumë kohë më parë, por thashethemet se në të ardhmen dy fenomene si Haaland dhe Mbappé do të donin të transferoheshin në Spanjë vazhdojnë të mbajnë ndezur interesin.

Lidhur me këtë, në një intervistë për "El Chiriguito", presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, është shprehur kështu për këtë temë: "I kam dëgjuar edhe unë zërat për një transferim të mundshëm të Mbappes dhe Haaland në Spanjë.

Por mendoj se këta dy lojtarë mund të transferohen vetëm te Real Madridi. Unë po e përjashtoj Barcelonën, sepse situata ekonomike e klubit katalanas nuk e lejon të merret me transferime të këtyre përmasave". Sipas Tebas, shumë gjëra duhet të ndryshojnë te Barcelona…