Transmetuar më 03-02-2023, 13:34

Dani Alves, futbollisti që luajti për Barcelonën dhe Sevilla në La Liga, u arrestua më 20 janar dhe është në burg pa lirim me kusht, në pritje të gjyqit. Akuza e rëndë që rëndon ndaj tij është për sulm të dyshuar seksual, të kryer në klubin e natës “Sutton” të Barcelonës, më 30 dhjetor.

Ekipi i avokatëve të Alves paraqiti një apel këtë javë, për t’i dhënë fund paraburgimit, i cili u urdhërua nga gjyqtari, duke konsideruar se "ka shumë më tepër se prova të mjaftueshme për të konsideruar se futbollisti ishte autori i një përdhunimi”.

Lojtari 39-vjeçar ndodhet në burgun e Brians 2, ku ndan një qeli me një të burgosur brazilian, të quajtur Coutinho. Dani Alves telefonoi nga burgu gruan e tij, Joana Sanz. Programi “Ana Rosa” në Telecinco zbuloi detajet e një bisede telefonike mes brazilianit dhe gruas së tij ende.

“Joana Sanz i kërkoi që ta takonte kokë më kokë në burg, por Alves i tha jo, – shpjegoi Leticia Requejo. – Mund të konfirmoj se, pasi tha jo, Dani Alves telefonoi drejtpërdrejt nga burgu gruan e tij. Një bisedë telefonike, e cila zgjat shumë pak, në të cilën gjërat vështirë se mund të shpjegohen, sepse në këtë rast koha është para”.

Leticia Requejo siguron se “Dani Alves i tha Joana Sanz se e di vendimin që ajo ka marrë për t’u divorcuar, por ai nuk dëshiron ta humbasë dhe se e do shumë”. Joana Sanz ka publikuar së fundi një deklaratë në Instagram për të sqaruar statusin e vërtetë të marrëdhënies së saj sentimentale me Dani Alves.

"Dua të bëj të qartë se informacionet e fundit për gjërat që gjasme kam thënë janë krejtësisht të rreme. Nuk kam kontaktuar me asnjë media, as ndonjë gazetar specifik. Kur të kem diçka për të thënë, unë, Joana Sanz, do ta bëj nëpërmjet një deklaratë në rrjetet e mia sociale.

Gjithçka tjetër është spekulim. E vlerësoj shqetësimin, por për momentin po zhvillohet një proces që meriton të mos helmohet”, – ka ndarë modelja me më shumë se 934 mijë ndjekësit në Instagram.

Në mesazhin e saj të fundit në Intagram, Joana Sanz ka ndarë një varg nga një poezi e Pablo Bendala:

"Po,

ajo di të buzëqeshë,

pasi thyhet brenda”.

Sipas deklaratës së “viktimës”, të cilën gjyqtari hetues e konsideron “të fortë dhe këmbëngulëse”, lojtari e ka futur me forcë në një banjë të vendosur në një dhomë private në klubin e natës “Sutton” në Barcelonë, natën e 30-31 dhjetorit.

Pas modifikimit të fundit legjislativ, dënimet për vepra të tilla penale variojnë nga 4 deri në 12 vite burg, kur sulmi konsiston në aksesin mishor, vaginal, anal ose oral.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd