Transmetuar më 03-02-2023, 12:55

Prej disa ditësh prisnim njoftimin zyrtar, tani ka ardhur. Matteo Darmian nuk është më një lojtar që i skadon kontrata, pasi rinovimi deri në vitin 2024 është tashmë realitet. Marrëveshja mes klubit dhe lojtarit ishte mbyllur javët e fundit në vazhdën e vazhdimësisë së pabesueshme të performancës së lojtarit.

Ai mbërriti nga Parma më 2020 dhe u ble tek emilianët verën e ardhshme. Në kushtet kontraktuale të rinovimit është edhe një opsion për një vit shtesë, i cili do të aktivizohet kur të arrihet një numër i caktuar ndeshjesh sezonale.

Darmian është një nga lojtarët më të gjithanshëm në dispozicion të Simone Inzaghit. Ai është i freskët nga shënimi i golit të fitores në çerekfinalen e Kupës së Italisë kundër Atalantës. Në sezonin e tij të tretë me zikaltrit, mbrojtësi ka 91 paraqitje zyrtare, 8 gola dhe 9 asiste.

Ai vlerësohet veçanërisht nga trajneri jo vetëm për besueshmërinë objektive, por edhe fleksibilitetin në të dy krahët dhe si i treti në mbrojtje. Shuma e këtyre karakteristikave ka bërë që klubi të përshpejtojë rinovimin e kontratës së 33-vjeçarit të lindur në Legnano:

“Jam shumë i lumtur që vazhdoj të mbaj këto ngjyra, – tha Darmian, – shihemi në stadium. Ky rinovim sigurisht që më shtyn të bëj edhe më mirë, të punoj edhe më shumë dhe shpresoj të vazhdoj kështu, të fitoj shumë trofe të tjerë me këtë fanellë.

Jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj familjeje, fituam katër trofe dhe unë shpresoj të shtoj shumë të tjerë në karrierën time. Do të jap gjithçka sa të jem këtu”.